Aktualitet

Ish-ministrja socialiste Mimi Kodheli merr postin në NATO

Ish-ministrja socialiste Mimi Kodheli merr postin në NATO

Mimi Kodheli zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s (Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut). Kështu kryetarja e Komisionit të Jashtëm, bëhet e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Ish-ministrja socialiste u zgjodh në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u mbajt sot.

Ish-ministrja socialiste Mimi Kodheli merr postin në NATO

“Sot, në Seancën e saj Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asableja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) zonjën Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zonja Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.