Aktualitet

Milva Ikonomi si ministre e Bujqësisë: Është përgjegjësi e madhe

Milva Ikonomi si ministre e Bujqësisë: Është

Milva Ikonomi është propozuar nga kryeministri Rama që të mbajë postin e ministres së Bujqësisë. Një ditë pas lajmit, Ikonomi u pyet nga gazetarët teksa hynte sot për në Kuvend se çfarë do thotë ky post për të.

“Është përgjegjësi e madhe, kështu që më duhet bashkëpunim, më duhet të kuptojë, më duhet më shumë siguri”, tha Milva Ikonomi.

Mendoni se ka nevojë për ndryshime të dikasterit pritet që ju të drejtoni?

Ikonomi: Prit të shkoj njëherë atje, pastaj të shikoj. Aty ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në dhe e dyta ne sapo kemi filluar një reformë, mbështetje, për të gjithë fermerët nëpërmjet mbështetjes për uljet e të gjitha barrierave fiskale dhe procedurale për naftën. Kështu ka 2 gjëra të mira përpara.

Mendoni se presidenti do t’iu krijojë probleme?

Ikonomi: Kjo është detyrë e presidentit unë pres.