Aktualitet

Meta reagon pas ngjarjeve të fundit në Fier dhe Krujë: Autorët të vihen para drejtësisë

Meta reagon pas ngjarjeve të fundit në Fier dhe Krujë:

Pas vrasjes së një biznesmeni në Fier, Demir Backës, dhe pas sulmit me armë në shtëpinë e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës, presidenti Meta ka reaguar në një status në Facebook. U bën thirrje institucioneve përgjegjëse për bashkëpunim deri në vënien para përgjegjësisë së autorëve të ketyre veprave, të cilët ende nuk janë identifikuar.

Meta reagon pas ngjarjeve të fundit në Fier dhe Krujë:

"Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës.

Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale", shkruan Meta.