Aktualitet

Meta përmes SMS-ve me Belind Këlliçin tregon rolin e tij në 8 janar: I thashë mos prekni asnjë makinë në oborr se është provokim

Meta përmes SMS-ve me Belind Këlliçin tregon rolin e tij

Presidenti Meta, në një konferencë për shtyp ka treguar rolin e tij në protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Ai lexoi nga telefoni bisedat e shkëmbyera me mesazhe me Belind Këlliçin.

“I kërkoj falje Z.Belind Këlliçi, po nxjerr bisedat.

Pashë makinat atje në oborr dhe mora në telefon Belind Këlliçin. Ai s`ma hapi telefonin. Më shkruajti më vonë: Zoti President, isha në një takim me të rinjtë.

I thashë, mos prekni asnjë makinë se do merret për provokim.

Po, po më thotë, - s`bëhet fjalë.

Mos humbni kontrollin paqësor të protestës, i thashë.

Pra presidenti nuk bën një lojë të dyfishtë".