Aktualitet

Meta për Saimir Tahirin: Rama e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta

Meta për Saimir Tahirin: Rama e përdori për të fshehur

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për TV1 Channel, në Shkodër, është shprehur se nuk është Saimir Tahiri arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë.

Kryepërgjegjësi sipas tij është kryeministri Rama i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta.

“Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit të Shqipërisë. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepërgjegjësi është Kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. Nuk më dëgjoi. I kam thënë edhe vetë Tahirit që ti nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shumë i politizuar, për më tepër që do të keqpërdorin në atë funksion." tha Meta.