Aktualitet

Meta: Nuk dua të bëhem palë me konfliktin në PD. Kam parë dhunë nga të dyja palët

Meta: Nuk dua të bëhem palë me konfliktin në PD. Kam

Në konferencën e parë për këtë vit, Presidenti Ilir Meta u pyet nga mediat në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, protestën e 8 janarit dhe shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“Meta: Nuk dua te hyj në polemika te panevojshme. Jam I bindur që kam bere akt patriotik mbi të gjitha, që kam anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Dhe që kam shmangur, një konfrontim të programuar prej kohësh midis demokrateve dhe opozitarëve me socialistet, duke dhënë mundësi për rrugëdalje. Dhe shikoni se çfarë ndodhi ne 8 janar!

Presidenti s’ka nevoje te ketë konsultime me askënd. Se s’kemi të bëjmë me zgjedhje te përgjithshme. Duhet te ishin bërë me kohe!

Ne këto kushte jam i detyruar te veproj në kushtet që parashikohet në raste te tilla dhe pres reagimin nga komisioni qendror i zgjedhjeve.

S’dua të dëgjoj më “Durrësi pa kryetar, çfarë bën presidenti”? Mundësia e abuzimit është e madhe, ka kryetar te zgjedhur që abuzojnë, jo më te pazgjedhur qe abuzojnë me lehte. Unë përmbush detyrimin tim në këtë çështje.

Si president, 8 janari nuk është ngjarje e izoluar. Por është një moment tragjik i një procesi politik degradues, që po zhvillohet prej muajsh e vitesh, thelbi i te cilit është mungesa e ballafaqimit me vote te lire dhe transparente.

Jemi ne kushtet kur demokracia dhe te gjitha institucionet janë minuara nga kapja graduale e te segmenteve, shoqërisë civile dhe institucioneve te pavarura.
S’dua te bëhem pale dhe nuk synoj te bëhem ne konfliktin që ka lindur ne PD
Por jam i shqetësuar për shkallëzimin brenda partisë më te madhe opozitare, që duhet te ketë zgjidhje votën e lire te shumicës dhe garantimin e fraksioneve!

Përdorimi i forcës është e papranueshme!

Nuk dua të bëhem palë me konfliktin në PD. Por si president jam i shqetësuar për atë që po ndodh në PD. Përdorimi i forcës, si ndaj dyerve e dritareve dhe aq më keq i protestuesve dhe qytetarëve është i dënueshëm. Dhuna ka qenë nga të dyja anët”, tha Meta.

Kurse më tej Meta, ashtu si Basha dhe Berisha fajëson Ramën për protestën në selinë e PD-së.

“Ajo që ndodhi tek selia e PD-së ishte një përpjekje e organizuar për të hequr vëmendjen nga vjedhja masive që po i bëhet vendit, nga ata 500 mijë të rinj që po ikin”.