Aktualitet

Meta dekoron tre gazetare me rastin e 8 Marsit: Shembuj të kulturës së punës dhe përkushtimit

Meta dekoron tre gazetare me rastin e 8 Marsit: Shembuj të kulturës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme tre gazetare me titullin “Mjeshtër i Madh” për kontributin e tyre në fushën e gazetarisë dhe rolin e tyre në jetën publike.

Afërdita Selimaj, Violeta Durin dhe Iva Hoxha, pjesë e plejadës së profesionistëve të Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar, janë vlerësuar nga Meta si "modele frymëzimi" për gazetarët e rinj në një status të shpërndarë në rrjetet sociale të Presidentit.

“Me mirënjohje për kontributin tyre të vyer për informimin publik, vlerësova sot me rastin e 8 Marsit, tre zonja gazetare të nderuara, Afërdita Selimaj, Violeta Duri dhe Iva Hoxha, pjesë e plejadës së profesionistëve të Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar, që kanë lënë mbresa në kujtesën e çdo shqiptari, duke u kthyer në modele frymëzimi për brezat e reja të gazetareve dhe jo vetëm.

Të punojmë të gjithë për fuqizimin e gruas shqiptare, duke ndjekur këto shembuj të shkëlqyer, për të ndërtuar një shoqëri të vërtetë europiane.”- ka shkruar Meta.

tiranapost.al