Aktualitet

Mesazhi i Ambasadës Amerikane /Korrupsioni minon sundimin e ligjit, luftojeni atë!

Mesazhi i Ambasadës Amerikane /Korrupsioni minon sundimin e ligjit,

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane konfirmon edhe një herë përkushtimin për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar dhe ndërkaq u bën thirrje vendeve që t’u përmbahen angazhimeve për të luftuar korrupsionin.

‘Korrupsioni minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare’, shkruhet në postimin e Ambasadës.

Postimi i plotë:

Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin.

Mesazhi i Ambasadës Amerikane /Korrupsioni minon sundimin e ligjit,

Tiranapost.al