Aktualitet

Mes tensioneve, Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri

Mes tensioneve, Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri

Kuvendi miratoi mes tensioneve të shkaktuar nga deputetët e Partisë Demokratike ndryshimet në qeveri.

Votimi i Kuvendit

Niko Peleshi shkarkohet nga posti i Ministrit të Mbrojtjes - 78 pro, 2 abstenim asnjë kundër

Taulant Balla shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm - 84 vota pro, 2 kundër asnjë abstenim

Petrit Malaj emërohet Ministër i Financave - 77 pro, 2 abstenim. 14 kundër - Zëvendëson Ervin Mete

Pirro Vengu- Emërohet Ministër i Mbrojtjes - 77 vota pro, 2 abstenim, 13 kundër - Zëvendëson Niko Peleshin

Ervin Hoxha - Emërohet Ministër i Brendshëm - 76 vota pro, 2 abstenim, 11 kundër - Zëvendëson Taulant Ballën

Taulant Balla - Emërohet Ministër Shteti për Parlamentin - 78 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim - Zëvendëson Elisa Spiropalin

Bledi Çuçi - Zgjidhet nënkryetar i kuvendit, 77 vota pro, 9 kundër, 1 abstenim - Zëvendëson Ermonela Felaj.