Aktualitet

Merkel mbërrin nesër në Tiranë, zbardhet axhenda: Takim me kryeministrin deri tek konferenca për shtyp

Merkel mbërrin nesër në Tiranë, zbardhet axhenda: Takim me

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton ditën e nesërme Tiranën në kuadër të turit të takimeve me liderët e rajonit për procesin e Berlinit, që synon përshpejtimin e përbashkët të integrimit europian per 6 shtetet e Ballkanit Perendimor.

Kancelarja Merkel do të nisë turin e kësaj vizite në orën 10:20, ku është planifikuar edhe një takim me kryeministrin Rama.

Axhenda

10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave

10.30 – Takim mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave

11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.

11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park

12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business

Kujtojmë se Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.

Tiranapost.al