Stil jete

Mënyra perfekte për t’ju thënë të tjerëve përmes emailit që t’ju lënë të qetë me pushime

Mënyra perfekte për t’ju thënë të tjerëve

Ju jeni duke shkuar me pushime. Gjithçka që mbetet për të bërë është të shkruani mesazhin që do t’ju çlirojë nga e-maili- dhe si rrjedhojë, nga jeta juaj e punës.

Një sondazh nga kompania e softuerëve cloud Qualtrics në fillim të këtij viti zbuloi se 49% e të anketuarve bënin të paktën një orë punë në ditë gjatë pushimeve.

Mos kërkoni falje për pushimin. Hiqni njoftimet me email nga telefoni juaj ose fshini të gjithë aplikacionin nëse jeni mjaft të guximshëm.

Një mënyrë tjetër është të shkruash shkruar mesazhin perfekt të "shkëputjes nga zyra". Ai duhet të jetë profesional dhe realist. Duhet të përpiqeni të shmagni: detajet dhe bëjeni të qartë se do mund të përgjigjeni vetëm sapo të ktheheni në punë.

Ja një shembull:

Përshëndetje,

Unë jam jashtë zyrës pa qasje në email dhe nuk do të mund t'i përgjigjem mesazhit tuaj derisa të kthehem më 15 shtator. Nëse çështja është urgjente kontaktoni x person(dikë që është i disponueshëm në punë) që të mund t’ju ndihmojë deri atëherë.