Aktualitet

Mediat izraelite jehonë miratimit të projekt rezolutës për antisemitizmin në Shqipëri

Mediat izraelite jehonë miratimit të projekt rezolutës për

Miratimi në Kuvendin e Shqipërisë i Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” ka bërë jehonë në mediat izraelite.

Mediat izraele kanë përshëndetur miratimin e rezolutës, ku shkruajn se Shqipëria është një ndër vendet e para me shumicë-myslimane që miraton këtë rezolutë. Ata shkruajnë se rezoluta në Shqipëri është miratuar pak ditë para Konferencës Ballkanike për Antisemitizmin. Ndërkohë që Konferenca Ballkanike për Antiseminizmin mbahet më më 28 tetor.

“The Jerusalem Post” shkruan sot se Shqipëria është ndër të parat vende me shumicë-myslimane që miraton përkufizimin.

Lidhur me miratimin e rezolutës së për antisemitizmin ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në Tiranë. Përmes një postimi në “Facebook” ambasada thekson se ky akt na kujton historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku.

Ambasada e SHBA gjithashtu shkruan se janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi.

“Sot, parlamenti miratoi përkufizimin e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit për antisemitizmin. Ky akt vazhdon traditën e gjatë të Shqipërisë në luftën kundër urrejtjes. Na kujton gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe strehimin e viktimave të persekutimit në mënyrë të guximshme, pa marrë parasysh koston dhe pavarësisht nga rreziku. Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë Shqipërinë një partnere dhe aleate ndërsa vazhdojnë angazhimin e tyre për dinjitetin e çdo individi”, shkruahet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Po ashtu edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se BE mirëpret rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti dhe shton se BE do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në 2021.

“Ne e mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti, i cili miraton përkufizimin IHRA të Antisemitizmit. BE-ja është e vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën Jude. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të paraqesë një strategji gjithëpërfshirëse mbi antisemitizmin në 2021”, shkruan Soreca.