Aktualitet

Me rastin e Enkelejdit që e shet grurin lirë, Erion Braçe thotë dy rregulla të arta

Me rastin e Enkelejdit që e shet grurin lirë, Erion Braçe

Erion Braçe vijon me kauzën e tij më të madhe për fermerët dhe prodhuesit e fshatit shqiptar. Në fshatin bashkim, ( fshar në Fier) është Enkelejdi që prodhon grurë, elb, por e shet gjithnjë më lirë nga tregu, duke dëmtuar veten.

Braçe tregon se si largësia nga tregu, si dhe pamundësia për ta mbajtur diku elbin apo grurin, i bënë këta fermerë ta japin më lirë, ndonjëherë edhe nën kosto, si në rastin me Enkelejdin, që e zbulon në statusin e postuar.

Në fund Braçe ka edhe disa porosi që askush të mos bjerë pre e grumbulluesve.

“Ne Bashkim (fshat), #fier!

Enkelejd Tafa ka kete grure!
Pune, mund, sakrifica, shpenzime dhe ne fund ky produkt.

Sa here bente sherbime e i hidhte duart e plehrimit, mendonte cmimin ne fund;

dhe sa me larg te jesh nga tregu, aq me lehte je, bie pre e skiftereve grumbullues!

Ma kane kerkur me 32 leke-thote.
Cmimi eshte 50 leke per kilogram e mos e jep-i them. Ku ta mbaj-vijon. Bera super elb dhe e e shita menjehere nen kosto tek i pari qe erdhi se skisha ku ta mbaja, do i vinte rradha grurit.

Dua ta perseris apelin;
mos e jep grurin per me pak se
50 leke! Mos e jep grurin e pastaj bie dakord per cmimin;
jo beji te dyja njekohesisht, ndryshe pale cfare cmimi te bejne; mos e jep grurin pa fature tatimore, ti nuk paguan asgje, ama fatura eshte garanci per ty, grurin tend, te ardhurat prej tij!”, shkruan Braçe.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Tiranapost.al