Aktualitet

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për Klodian Rashën

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për

Është mbyllur pas tre orësh përplasje e tensione protesta në kryeqytet pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj.

Protesta nisi në orën 18:00 përpara Ministrisë së Brendshme dhe që në minutat e para nisën tensionet pasi protestuesit filluan të qëllojnë drejt policisë me sende të forta.

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për

Për të ndërprerë këtë sulm ndërhynë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke shpërndarë protestuesit.

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për

Nga gurët e dhesndet e forta u thyen dyer e xhama. Pas shpërndarjes për shkak të gazit lotsjellës protestuesit u shpërndanë për tu rimbledhur sërish përpara Ministrisë së Financave ku po ashtu qëlluan me sende të forta dhe thyen xhamat.

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për

Përveç gazit lotsjellës, policia ndërhyu edhe me botet e ujit duke hedhur ujë me forcë dhe duke shpërndarë sërish turmën.

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për

Një grup protestuesish u grumbulluan në zonën e ish-Bllokut ku dogjën koshat e mbeturinave dhe i vendosin në mes të rrugës për të bllokuar policinë.

Mbyllet pas tre orësh tensione dita e dytë e protestës për

Vetëm pak minuta më vonë nisën sërish përplasjet me policinë dhe disa prej protestuesve dolën përpara Presidencën ku nisën të qëllojnë gjithashtu me sende të forta. Por shpejt u shpërndanë nga policia dhe u drejtuan për te Drejtoria e Policisë.

Policia reagoi sërish duke hedhur gaz lotsjellës duke i rishpërndarë edhe një herë tjetët.

Ndërkohë gjatë deklaratave në mendia protestues të ndryshëm deklaruan se protesta do të vijojë dhe nuk do të mbyllet me kaq.