Mbyllet me vendim qeverie kolegji turk “Mehmet Akif” në Tiranë
Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur mbylljen pas 27 vitesh në vendin tonë të Kolegjit turk “Mehmet Akif” në Tiranë.
Në vendimin në fjalë të gjitha detyrimet kundrejt nxënësve që kanë nisur vitin shkollor i faturohen institucionit arsimor.
Ja çfarë parashikon mes të tjerash vVendimi:
Institucioni arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy” ka këto detyrime:
a) Të pajisë çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar;
b) Të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve, në zbatim të këtij vendimi;
c) Të kthejë pagesat e kryera (nëse ka) nga prindi/përfaqësuesi ligjor i nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësit;
ç) Të vërë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë vendim;
d) Të dorëzojë në Arkivin Shtetëror Vendor të gjithë dokumentacionin që disponon, si dhe të paraqesë në institucionin arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, një kopje të dokumentacionit dhe të procesverbalit të dorëzimit të tij, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.