Aktualitet

Mbyllet burgu i Zaharisë

Mbyllet burgu i Zaharisë

Është mbyllur përfundimisht burgu famëkeq i Zaharisë ku vuajnë dënimin të burgosur që kanë probleme të shëndetit mendor.

Sot ka nisur edhe transferimi i tyre në burgun e Shën Kollit ku do të qëndrojnë 319 të burgosur.

Ky operacion transferimi do të zgjasë dy ditë. Ai drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Burgu i Zaharisë në Krujë, që ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës. Ai është konsideruar vazhdimisht si burgu-ferr edhe për shkak të godinës së rrënuar.