Aktualitet

Saga e Presidentit/ Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Saga e Presidentit/ Sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Deri tani nuk është propozuar asnjë kandidaturë zyrtare në Kuvend për emrin e presidentit të ri. Raundi i parë dështoi. Sot, në orën 10:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar datën e raundit të dytë.

Mazhoranca ka propozuar datën 20 maj për raundin e dytë. Po ndërkaq nuk ka dhënë asnjë emër konkret për presidentin e ardhshëm. Kryeministri Rama ditën e djeshme bëri me dije se PS nuk do të japë asnjë kandidaturë deri në fund të katër raundeve, për t`i dhënë mundësi opozitës të bëjë propozimet e saj.

“Ne do presim me durim deri në fund. Në rast se do ketë ndonjë dëshirë nga pala tjetër që mesa duket nuk ka, sigurisht që ne nuk do mbetemi pa ezauruar atë mandat shumë të qartë që na jep Kushtetuta”, tha Rama dje për gazetarët referuar zgjedhjes së presidentit.