Aktualitet

Mbi 4 mijë metra katrorë të ndërtuara pa leje në Tiranë i kalojnë shtetit, Rama: Do të pasohet nga të tjerë

Mbi 4 mijë metra katrorë të ndërtuara pa leje në

4646 metra katrorë pa leje në Tiranë i kanë kaluar shtetit me kontratë noteriale. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një video-mesazhi në rrjete sociale, teksa ka bërë me dije se ky është akti i parë i dorëzimit që do të pasohet nga të tjerë

“Ja ku është edhe akti i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror.

Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë’, theksoi Rama.