Aktualitet

Mbërrin në Rinas dërgesa e Pfizer prej 15 mijë vaksinash! Rama: 30 mijë doza të tjera do vijnë në Prill

Mbërrin në Rinas dërgesa e Pfizer prej 15 mijë vaksinash!

Ka mbërritur në orët e darkës dërgesa e radhës e kompanisë Pfizer, prej 15.000 vaksinash të reja anti-COVID. Në pritje të tyre ka qenë kryeministri Rama i cili ka lajmëruar se përgjatë muajit Prill do të mbërrijnë në vend edhe 30.000 doza të tjera.

“30 mijë doza do të marrim në muajin prill dhe do të vazhdojmë për çdo muaj pa ndërprerje. Është zgjidhur problemi i boshllëkut. Shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga njëra anë sepse kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të Astra Zaneca brenda mesit të muajit mars. Së shpejti do të kemi mundësinë e një vaksinimi masiv në të gjithë territorin dhe për ta bërë sezonin e ardhshëm turistik një sezon me infektime në rënie drastike”,- ka thënë Rama.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit ka nisur në të gjithë vendin për të moshuarit dhe punonjësit e sektorit shëndetësor, ndërkohë që vaksinimi për popullsinë në tërësi pritet të fillojë së shpejti.

Tiranapost.al