Aktualitet

Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza AstraZeneca, Manastirliu: Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë

Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza AstraZeneca,

Pasditen e sotme ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” dërgesa e radhës me vaksina anti-COVID të kompanisë AstraZeneca.

50 mijë dozat e mbërritura sot janë pritur nga Ministrja e Shëndetësisë që ka lajmëruar se që prej ditës së nesërme do të mbërrijnë edhe 200.000 doza të tjera.

Manastirliu është shprehur se këto vaksina do të përdoren për punonjësit e transportit publik duke nisur nga atë që punojnë në transportin ajror dhe ka mbyllur mesazhin e saj duke thënë se “drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë”.

Mesazhi i Ministres Manastirliu:

Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbii 400 mijë vaksina që kanë ardhur në Shqipëri. Nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine, do vazhdojmë me vaksinimin intensiv. Do shtrihemi edhe tek punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror.

Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do ia dalim të jemi në normalitet.

Tiranapost.al