Mbërrijnë 208 mijë vaksina kineze nga Aeroporti i Rinasit
Mbërritën 208 mijë dozat e vaksinës kineze Sinovax në aeroportin e Rinasit. E pranishme ishte ministrja Manastirliu dhe ministri Ahmetaj, të cilët njoftuan se në total, bashkë me dozat e sotme, Sinovac ka sjellë 500 mijë vaksina në Shqipëri.
Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se nga momenti i parë i procesit të lëvrimit të vaksinave në Shqipëri janë më shumë se 700 mijë që kanë mbërritur, nga kompanitë Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.
“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, të sinovaks. 500 mijë në total doza vaksina. Nga momenti i parë i procesit të lëvrimit në Shqipëri kemi më shumë se 700 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur. Po ecet me ritme shumë të larta të vaksinimit. Sot në mbrëmje pritet përsëri 8190 doza nga kontrata e Pfizer. Objektivi ynë 500 mijë vaksinime deri në maj”.
Ndërsa ministri i Rindërtimit përsëriti synimin e qeverisë për 500 mijë të vaksinuar deri në fund të majit dhe për një sezon turistik të lehtësuar nga kufizimet.
“Sot përfunduam kontratën për të sjellë 500 doza të Sinovac. Siç premtuam ditën e parë të kësaj pandemie që do kujdesemi për shëndetin e qytetarëve. Kjo stinë turizmi të jetë e hapur për Shqipërinë”.
*Tiranapost.al.