Aktualitet

Mbërrijnë 11 mijë doza Pfizer në Rinas! Shqipëria ka importuar në total më shumë se 1 milion vaksina anti-COVID

Mbërrijnë 11 mijë doza Pfizer në Rinas! Shqipëria ka

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme 11 mijë e 700 doza të vaksinës anti-COVID të kompanisë amerikane Pfizer, në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale ku njofton dhe se numri total i vaksinave të importuar në vend që prej fillimit të pandemisë ka tejkaluar 1 milion. Rama mbyll mesazhin e tij duke shkruar se qeveria nuk do ndalet “derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”.

Mesazhi i kryeministrit Rama:

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani ??

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim

Tiranapost.al