Aktualitet

Matematika/ Maturantët në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kërcënojnë bojkot të provimeve me zgjedhje

Matematika/ Maturantët në protestë përpara Ministrisë

Ditën e djeshme është zhvilluar Provimi i detyrueshëm të Maturës Shtetërore për lëndën e Matematikës. Pas provimit, një pjesë e madhe e nxënësve, përfshirë dhe ata ekselentë janë ankuar për vështirësinë e tezës dhe kanë pretenduar se u janë dhënë gjëra të cilat nuk iu ishin lajmëruar se mund t’iu bien.

Për pasojë, me qindra maturantë kanë dalë në protestë përpara Ministrisë të Arsimit dhe Sporteve për të shprehur pakënaqësinë me tezën dhe për të kërkuar ose ripërsëritjen e testit, ose rishikimin e pikëzimit.

Maturantët kanë deklaruar se gjatë vitit pandemik kanë bërë mësimet "online" dhe se teza ka qenë më e vështira e pesë viteve të fundit, diçka që e konsiderojnë të padrejtë, por edhe shkelje të premtimit se testi do të ishte i lehtë.

Të rinjtë janë ulur këmbëkryq përpara Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar kështu qarkullimin në Rrugën e Durrësit dhe i kanë prezantuar kërkesat e tyre mediave të terrenit, teksa ende nuk janë pritur nga ndonjë zyrtar i MAS.

Maturantët kanë thënë se në rast se Ministria nuk u plotëson kërkesat, ata do të bojkotojnë provimet e radhës, ato me zgjedhje.

Matematika/ Maturantët në protestë përpara Ministrisë

Deklaratat e disa nxënësve pjesëmarrës në protestë:

“Duam uljen e pragut të pikëve duke qenë se testi nuk i përmbahej modelit që kishte nxjerrë ministria në maj, nuk ishim përgatitur për ato lloj pyetjesh.

S’e di nëse është munduar të kontaktohet por besoj që kjo është mënyra më e mirë për të kërkuar të drejtën tonë e për të bërë një ndryshim”.

“Na ishte thënë që do i përmbahej modelit të nxjerrë nga ministria e Arsimit e u përballëm me një tezë që përmbanin 4-5 ushtrime me pikë që përbënin diferencën

me atë tezë mundi i çdo nxënësi apo zyshe ka shkuar dëm”.

“Do qëndrojmë në rrugë deri sa të plotësohen kërkesat tona madje me shumë gjasë do bojkotojmë provimin e radhës nëse nuk plotësohen kërkesat tona. Kemi provuar për kontakt por fjala nuk na është degjuar për fat të keq”.

Tiranapost.al