Aktualitet

Masivi shkëmbor bllokon rrugën Burrel-Klos

Masivi shkëmbor bllokon rrugën Burrel-Klos

Një masiv shkëmbor është shkëputur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Burrel – Klos. Fatmirësisht në momentin e shkëputjes nuk ka pasur asnjë automjet që kalonte në rrugë.

Masivi ka rënë në vendin e quajtur “Shkëmbi i kuq”, në fshatin Suç.

Qarkullimi aktualisht është i bllokuar në njërin kah të lëvizjes.