Aktualitet

Masa kufizuese do ketë edhe në zona të tjera të Tiranës! Çfarë thotë ekspertja Eugena Tomini

Masa kufizuese do ketë edhe në zona të tjera të

Krahas ish-Bllokut, zona Covid dhe me rrezik më të shtuar në Tiranë janë “Komuna se Parisit”, “Kodra e Diellit”, Astiri dhe Kamza. Dhe ndërsa Komiteti i ekspertëve paralajmëroi dje se lokalet tek ish-Blloku mund të mbyllen pas orës 22:00, për një periudhë të caktuar, ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini nuk përjashton mundësinë që masat kufizuese të shtrihen edhe në pjesë të tjera të Tiranës, për të mos shkuar në karantinë totale apo edhe gjeografike edhe pse kjo masë nuk përjashtohet.

Masa kufizuese do ketë edhe në zona të tjera të

“Është duke u vlerësuar shpërndarje gjeografike e virusit në Tiranë, por edhe në nivel kombëtar. Duhet të ezaurojmë të gjitha opsionet më përpara, pavarësisht se karantina mund të shikohet si një element kufizues i transmetimit të Covid, por do të jetë opsioni i fundit për t’u gjykuar”, tha Tomini për ‘TV Klan’.

Ndërkohë sipas burimeve për ‘TV Klan’, përveç kufizimit të orarit të aktivitetit pas orës 22:00, një tjetër opsion mbetet edhe kufizimi i aktivitetit të bareve pas orës 20:00.

*Foto kryesore nga @kend_veshtrimi