Aktualitet

Marrëveshjet e nënshkruara në Paris mes qeverisë shqiptare dhe franceze

Marrëveshjet e nënshkruara në Paris mes qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë, në një vizitë zyrtare me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.

Këto janë marrëveshjet e firmosura mes dy qeverive:

-Marrëveshje Ndërqeveritare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Francës mbi Kontributin në Zbatimin e Projekteve Prioritare në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe Ministri i Deleguar per Europën, Jean-Noël.
-Marrëveshje e Huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Një Hua për Politikat Publike për të mbështetur Aftësinë Përtëritëse dhe Zhvillimin e Gjelbër të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe dhe zv/Drejtorja e Pergjithshme e Agjencise Franceze te Zhvillimit (AFD), znj. Marie-Hélene Loison.