Aktualitet

Manastirliu shfaqet me dy maska anti-Covid: Çfarë do kishte ndodhur sot me atë sistem shëndetësie të 2013-ës?

Manastirliu shfaqet me dy maska anti-Covid: Çfarë do kishte ndodhur

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shfaq ditën e sotme në Kuvend me dy maska kundër koronavirusit. Ministrja ka vendosur ditën e sotme një maskë të bardhë dhe një të dytë ngjyrë portokalli si mbrojtje ndaj Covid teksa doli në foltore duke thënë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa kujton se si ishte sistemi shëndetësor në 2013-ën: Në grahmat e fundit, dhe çfarë do mund të ndodhte nëse pandemia do e gjentë Shqipërinë me atë sistem shëndetësor.

Manastirliu:

Kjo pandemi nuk e gjeti sistemin shëndetësor në grahmat e fundit, siç ishte në 2013-ën.

Në çdo fazë të kësaj pandemie kemi ecur sipas strategjive me ekspertët më të mirë në vend.

Siguruam vaksinimin falas të gripit për grupet e riskuara.

Buxheti për rimbursimin e terapive do jetë 1.2 miliard lekë

Kemi rritur kapacitetet spitalore. Nuk do doja tu thoja qytetarëve se çfarë do kishte ndodhur me atë sistem.shëndetëie viteve më parë.

Spitalet rajonale janë në gatishmëri për të përballuar nëse do ketë fluks të shtuar të pacientëve të shtruar.

Në e kemi ndërtuar këtë sistem mjekësor dhe të urgjencës Kombëtare falë punës së ekipit tonë të shëndetësisë.

Kemi shtuar një kapacitet prej 250 shtretërish.

*Tiranapost.al