Aktualitet

Manastirliu njofton për 50 mijë doza të vaksinës Sputnik, kur pritet të mbërrijnë?

Manastirliu njofton për 50 mijë doza të vaksinës Sputnik,

Shqipëria ka siguruar 50 mijë doza të tjera të vaksinës ruse Sputnik V. Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu duke shtuar se falë marrëveshjes me distributorin “Human Vaccine”, brenda Prillit do të vijnë sasia e parë e këtyre vaksinave.

“Janë 50 mijë doza vaksine, të cilat vijnë sipas një kalendari. Deri në fund të muajit Prill pritet të vijë një pjesë e vaksinave”, deklaroi ajo në intervistën për Klan.

E pytur për shqetësimet lidhur me AstraZeneca, Manastirliu tha se Komiteti i Vaksinimit nuk ka nxjerrë asnjë efekt anësor të rëndë për këtë vaksinë deri më tani:

“Deri tani në vendin tonë në vendin tonë nuk kemi patur problematika në administrimin e vaksinës apo efekteve, apo shkak-pasojë që mund të sjellin këto vaksina, kështu që ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha vaksinat dhe do të monitorojmë të gjitha proceset në një mbrojtje sa më efektive. Ne kemi arritur në mbi 280 mijë doza të vaksinave duke përfshirë këtu mbi 190 mijë vaksina për të moshuarit”.

*Tiranapost.al.