Aktualitet

Manastirliu i përgjigjet PD-së: Covid s'është lojë. Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor

Manastirliu i përgjigjet PD-së: Covid s'është

Ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu i është përgjigjur PD-së ku përmes ish deputetes Oriola Pampuri akuzonte për gjendje kolapsi në sistemin shëndetësor dhe se situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të Covid.

Manastirliu thotë se nuk ka kolapst të sistemit shëndetësor, dhe se janë bërë përgatitjet për disa skenarë:

Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet, gjithashtu ndërtuam spitalin COVID4 dhe spitalet rajonale sipas disa skenarëve të parapërgatitur. Kemi shtuar kapacitetet në sistem për të mos prekur pjesën tjetër të sistemit. Nuk dua te dekurajoheni nga ato që dëgjoni. Kam ardhur këtu t’ju jap kurajë të vijoni punën ashtu siç keni bërë deri tani, të jeni të sigurt që mbështetja e qeverisë do vijoj pa u ndaluar ashtu siç ka ndodhur deri tani. 

Deklarata e ministres u bë gjatë inspektimit të Infektivit, ku tha se në dy spitalet Covid, Shefqet Ndroqi dhe Infektivi janë nga 50 shtretër të lirë. Në fund ministrja përsërit apelin për qytetarët:

“Shumica janë të mërzitur dhe të lodhur nga pandemia, por duhet kujdes dhe kjo është për të mirën tuaj dhe për të mirën e shëndetit të të afëmve tuaj, ndaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm: vendosni maskën, të ruani distancimin fizik dhe të kujdeseni për higjenën”.

Më herët, Pampuri nga PD tha: 

Shëndetësia është në gjendje kolapsi! Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë.