Aktualitet

Lutfi Dervishi për arrestimin e Thoma Gëllçit: SPAK pjesë e lojërave që veç me ligjin s`kanë lidhje

Lutfi Dervishi për arrestimin e Thoma Gëllçit: SPAK pjesë

Gazetari dhe analisti Lufti Dervishi ka reaguar menjëherë pas lajmit të mbrëmshëm të arrestimit të ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi.

Lutfi Dervishi për arrestimin e Thoma Gëllçit: SPAK pjesë

Dervishi shkruante:

“Nuk është hera e parë dhe as e fundit që deklaratat e bujshme për arrestime të prokurorisë dhe mjerisht tani edhe SPAK koha i provon si flluska!

Ka një pritshmëri të madhe për SPAK që të merret realisht me dosje të mëdha, me tendera të mëdhenj dhe me peshq të medhenj dhe jo me flluska! Aq më keq të bëhet pjesë e lojrave që vetëm me ligjin dhe shtetin ligjor nuk kanë lidhje”.

Gëllçi u arrestua dje, bashkë me tre punonjës të tjerë të televizionit (emrat e të cilëve ende nuk dihen, vetëm inicialet), pas akuzave për abuzim me një tender.