Aktualitet

Lutem për pedagogë e sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm: Jo se kam diçka me to!

Lutem për pedagogë e sa më pak biznesmenë në Kuvendin e

Presidenti Meta u pyet për largimin e disa figurave të vjetra në PS, dhe afrimin e ekspertëve si Luljeta Bozo apo doktoreshë Najada Çomo. Meta tha se duhet të ketë sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm, por jo se ka diçka me to. Nuk përmendi emra konkretë por tha se në Kuvendin e ardhshëm duhet të ketë njerëz me integritet.

-Si e konsideroni lagimin e figurave të vjetra nga PS  dhe afrimin e ekspertëve?

S’kam koment për asnjë parti, ju lutem sa më shumë pedagogë dhe pedagoge, të rinj të arsimuar, dhe sa më pak biznesmenë në Kuvendin e ardhshëm Shqipërisë, jo se kam diçka me to, por është e rëndësishme që në Kuvendin e ardhshëm të kemi njerëz me integritet, që kanë të parin interesin publik, kombëtar dheqytetar.

-Nesër afati i fundit për dorëzimin e listave, keni mesazh për partitë?

E dhashë mesazhin, sa më shumë figura të ndritura me integritet që gjithë shoqëria të përfaqësohet siç e e meriton në Kuvendin e ardhshëm, është moment kyç për të ardhmen europiane dhe kryekushti ka qenë çështja e zgjedhjeve, tani mbeten dhe pak javë për të kaluar një test madhor, që do e kalojmë me hir a me pahir në kuptimin më të mirë të fjalës.

Presidenti Ilir Meta foli nga Korça ku u mbajt një aktivitet mbi vlerësimin e mësuesve për 7 Mars.

*Tiranapost.al.