Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

E Shtunë 27 Maj 2023, 14:19
TiranaPost
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, kërkoi nga autoritetet në Serbi që të ndërpresin dialogun me Kosovën, derisa, siç tha ai, “të tërhiqen të gjitha forcat speciale”.
“I kërkojmë presidentit [të Serbisë, Aleksandër Vuçiç] dhe Qeverisë të ndërpresë ose të pezullojë çdo lloj dialogu deri në tërheqjen e të gjitha forcave speciale” të Policisë së Kosovës, tha Rakiç.
Kjo kërkesë e Listës Serbe vjen një ditë pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.