Aktualitet

Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole

Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana

Albana Tole është liruar nga detyra si zëvendës ministre e Arsimit. Vendimi është marrë ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Tole mori këtë detyrë në nëntor të 2021.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, thuhet në njoftim.