Aktualitet

Lirohet nga burgu Alqi Bllako, ish-deputeti lihet në arrest shtëpie

Lirohet nga burgu Alqi Bllako, ish-deputeti lihet në arrest shtëpie

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako është liruar nga burgu dhe është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, me pretendimin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’ dhe sot kërkesa është pranuar nga Gjykata.

Kujtojmë se Bllako ishte dënuar për aferën e inceneratorëve. Ish-deputeti socialist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.