Aktualitet

Lirohen 25 nga 28 kontrollorët! Për tre prej tyre janë lëshuar urdhër-arresti, ja emrat

Lirohen 25 nga 28 kontrollorët! Për tre prej tyre janë

Policia e Shtetit pasi ka marrë në pyetje 28 kontrollorët që kanë shkuar vullnetarisht në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë, ka liruar 25 prej tyre.

Nga ana tjetër, sipas raportimeve mediatike 3 të tjerët janë mbajtur pasi për ta është lëshuar udhër-arresti, teksa dyshohen si organizatorë të grevës, çka përbën vepër penale.

Të ndaluarit janë Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhni Mezini (i pari që u paraqit në Polici mbrëmjen e djeshme). Ata do të qëndrojnë në paraburgim, deri sa të dalin përpara Gjykatës ku do u komunikohet masa e sigurisë.

Tiranapost.al