Aktualitet

Ligji për Policinë e Shtetit, Meta kërkon të shqyrtohet: Mund të përdoret për të gjurmuar dhe survejuar kundërshtarët politikë

Ligji për Policinë e Shtetit, Meta kërkon të shqyrtohet:

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Policinë e Shtetit”, pasi sipas tij krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor.

Sipas kreut të shtetit ky ligj mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe për të intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre.

Lidhur me pikën e shtuar të këtij neni, atë të “gjurmimit ose mbikëqyrjes së veçantë të personave të dyshuar nëpërmjet përdorimit të mjeteve, pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin ose lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, Meta thekson se kështu policia mund të mbikëqyrë këdo dhe pa kufizim, duke e justifikuar tashmë me ligj, duke u kthyer në një rrezik për të drejtat dhe liritë e njeriut.