Aktualitet

Ligji për adresat, kodi unik do të përmbajë 8 elementë kryesorë

Ligji për adresat, kodi unik do të përmbajë 8 elementë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar në foltoren e Kuvendit pr. ligjin për adresat që pritet të votohet. Ai tha ndër të tjera se janë parashikuar dhe penalitete për kryetarët e bashkive që nuk emërtojnë rrugët. Emërtimi i rrugëve do të ndihmojë në orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin. Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin, fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit.

“Ne kemi zgjidhur pjesën që lidhet me detyrimin, që lidhet me problemin e vendimmarrjes që lidhet me emërtesat e rrugëve, që është një detyrim i bashkive, ku kemi rritur penalizmin ndaj kryetarëve të bashkive për moszbatim të ligjit sa i takon detyrimit që kanë për emërtimin e rrugëve. Ne po rrisim penalizmin sepse kjo punë nuk është bërë dhe nuk shoh një forcë tjetër të ushtrimit të ligjit përveç forcës së penaliteteve.

Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin, fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit. Kjo do të lehtësojë orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.