Aktualitet

Ligji i mbetjeve ndëshkon kryetarët e bashkive për neglizhencë ndaj ndotjes së mjedisit

Ligji i mbetjeve ndëshkon kryetarët e bashkive për

Ministrja Mirela Kumbaro informoi përmes një komunikimi në mediat sociale, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, rreth masave të marra ditët e fundit për keqmenaxhimin e mbetjeve dhe ndotjes.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është çdo ditë në terren për të kontrolluar dhe monitoruar situatën e mbjeteve, me inspektorët e saj te menaxhimit ku ka konstatuar në territore të ndryshme të Shqipërisë hedhje të mbeturinave të trashëguara ose të reja”, tha Kumbaro.

Gjatë fjalës së saj ministrja rikujtoi rast e djeshëm në Razëm, të Malësisë së Madhe, ku për shkak të mbetjeve të pambledhura e të pamenaxhuara nga bashkia kryebashkiaku Tonin Marinaj u gjobit me 5 milionë lekë të vjetra.

“Është e para herë që aplikohet gjoba ndaj një kryetari bashkie, siç ligji e parashikon, por s’do të jetë e fundit për aq kohë sa vazhdon neglizhenca dhe nuk e kuptojmë trajtimin me prioritet absolut të mjedisit”, deklaroi ministrja.
“Të zgjedhurit kanë detyrë parësore të marrin përgjegjësitë edhe të punëve që nuk janë bërë më përpara nesh dhe të punëve që bëhen sot”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro përmendi edhe punën e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që nuk toleroi ndotjen e shkaktuar nga Banker Petrolium gjatë zhvillimit të aktivitetit të kompanisë.