Aktualitet

Lëvizjet e fundit, Dallandyshe Bici largohet nga Kadastra, emërohet kryeinspektore në IKMT

Lëvizjet e fundit, Dallandyshe Bici largohet nga Kadastra, emërohet

Pas lëvizjeve në kabinetin qeveritar të bëra gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, lëvizjet kanë vijuar edhe në instancat më poshtë.

Dallëndyshe Bici është larguar nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe është emëruar kryeinspektore e IKMT-së.

Këtë pozicion e mbante Ervin Hoxha, i sapoemëruar ministër i Brendshëm.

Ndërkaq në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ku Bici qëndronte prej 9 marsit të 2023-shit është emëruar Lorena Goxhobelli.

Lëvizjet e fundit, Dallandyshe Bici largohet nga Kadastra, emërohet
Lorena Goxhobelli

Goxhobelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit të vitit 2022.