Aktualitet

Lefter Koka mbetet në burg me dy masa sigurie, për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit

Lefter Koka mbetet në burg me dy masa sigurie, për inceneratorin e

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një masë më të lehtë për ish-ministrin, Lefter Koka për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Tashmë mbi Kokën janë 2 masa me ‘arrest me burg’, ajo për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Lefter Koka kërkoi masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit.

Por SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, dhe për këtë akuzë i ëhstë vendosur masa e sigurisë arrest me burg.