Aktualitet

Moti i keq shtyn lundrimin për në Bari

Moti i keq shtyn lundrimin për në Bari

Nga porti i Durrësit njoftohet se trageti për në Bari i planifikuar për t`u nisur këtë mbrëmje, do të niset më vonë. Nuk është caktuar ende një orar, por pasagjerët do të kontaktohen nga linja e tragetit. Shkak për shtyrjen e orarit është bërë moti i keq. Lajmin e ka dhënë Autoriteti Portual i Durrësit.

Moti i keq shtyn lundrimin për në Bari

Njoftimi:

Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali) se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet me disa orë vonesë.

Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe sapo të kemi një njoftim për normalizimin e situatës, do e bëjmë të ditur në vijim.