Aktualitet

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë hera e fundit, Silva Bino i drejtohet skeptikëve të Covid-19. iPhone 12 tani është në shitje

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

 

Nesër ndryshohet ora dhe mund të jetë hera e fundit!

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Mesnatën e 25 tetorit ora do të ndryshojë, pasi akrepat do të lëvizin një orë para. Kjo do të thotë që të gjithë do të keni mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët.(Lexo këtu)


Kjo do jetë me shumë mundësi hera e fundit që ndryshon ora. Prilli i 2021-shit do të vendosë se ç`do të bëhet me temën e shumëdiskutuar të ndryshimit të orës dy herë në vit, që do të shënojë fundit e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet.

 

Silva Bino i drejtohet skeptikëve të Covid-19

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino, i drejtohet skeptikëve që dyshojnë për ekzistencën e virusit, duke treguar eksperiencën e saj me Covid.(Lexo këtu)

Ajo shprehet se e provoi vetë se çfarë do të thotë të kalosh një formë të Covid të rëndë, ndërsa apelon qytetarët që mund të kalojnë një gjendje të tillë edhe pse nuk vuajnë nga sëmundje shoqëruese.

 

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës për grevën e naftëtarëve

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama. Në letër i kërkohet qeverisë që të ndërhyjë për grevën e naftëtarëve.(Lexo këtu)

Sindikatat që përfaqësojnë miliona punëtorë të sektorëve e minierave, energjisë dhe manifakturës thonë se situata në Ballsh është e papranueshme, dhe qeveria duhet të ndërhyjë në menaxhimin e rafinerisë duke u siguruar naftëtarëve pagat që u takojnë.

 

iPhone 12 tani është në shitje 

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

IPhone 12 i ri i Apple ka dalë në shitje në të gjithë botën sot dhe klientët e tij mund të marrin një celular të tillë në internet ose në dyqan.(Lexo këtu)


Për të shënuar lansimin, Deirdre O'Brien, nënkryetari i Apple Retail dhe People, bëri deklaratën e çuditshme duke pretenduar se 'nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të marrë një iPhone', pavarësisht krizës ekonomike dhe pandemisë globale.

Pajisja e nivelit të lartë, e cila vjen me lidhje 5G, një kamera kryesore 12 megapiksel, një ekran 6.1 inç, skaje të sheshta dhe ekran qeramik të fortë, vjen me çmim 799 £.

 

Studimi që ka habitur botën

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.(Lexo këtu)

Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

 

Nga e hëna s’kaloni më dot tek rrethrrotullimi ‘Shqiponja’

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Nga e hëna qarkullimi i automjeteve në sheshin ‘Shqiponja’ do të devijohet. Kreu i ARRSH-së, Ergys Verdho sqaroi se makinat nuk do të mund më që të kalojnë më në rrethrrotullimin e ‘Shqiponjës’, për shkak të punimeve që po kryehen në Lotin 3.(Lexo këtu)

Verdho tha se mjetet që vijnë nga Jugu duhet të përdorin rrugën Elbasan-Tiranë, ndërsa ato që vijnë nga Kavaja, duhet të përdorin rrugën e Ndroqit. Por për ambulancat do të krijohet një rrugë aksesi më vete.

 

Si e ka ndryshuar botën Donald Trump?

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm udhëheqësi i vendit të tij, ai është ndoshta personi më i fuqishëm në Tokë. Ajo që bën ai ndryshon jetën për të gjithë ne. Por si saktësisht e ka ndryshuar botën Trump? (Lexo këtu)

Kështu e nis shkrimin BBC për Presidentin e SHBA, Donald Trump, i cili më 3 nëntor do të përballet me një nga sfidat më të mëdha elektorale të tij që do i sjellë fitoren për mandatin e dytë ose humbjen.

 

Armina poston momentet e papublikuara më parë nga romanca me Shkëlzenin

Lajmet e ditës shkurt! Nesër ndryshon ora dhe mund të jetë

Për Armina Mevlanin dhe Shkëlzen Berishën sot është përvjetori i fejesës së tyre, ndërsa blogerja ka ndarë disa detaje të papublikuara më parë të romancës së tyre. (Lexo këtu)

Armina e nis me një postim ku kujton ditën që mori propozim nga Shkëlzeni në 2016-n në vendin sekret, që është stoli i preferuar i tyre në liqenin Como të Italisë.

Më tej ajo ndan një kërcim dhe një fjalim nga Shkëlzeni në ditën e fejesës, i cili thotë: “Nga sot Armi nuk është Armi që njihni, por e fejushmja e Xenit”.