Aktualitet

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, është liruar nga Burgu. Vendimi për lirimin e tij u mor nga GJKKO. GJKKO pranoi kërkesen e avokatit Dorian Matlia për lirimin e tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e denimit. Ndërkohë çëshjta nga tij do të zhvillohet në Apel ku Gëllçi kërkon pafajësi.

Kujtojmë se një tender i firmosur në 2018 për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro ka vënë në pranga ish-drejtorin e RTSH dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni.

Gëllçi u akuzua për shpërdorim detyre.