Aksident i katërfishtë në Rrugën e Elbasanit, 3 persona të lënduar

E Enjte 25 Maj 2023, 19:44
TiranaPost

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Elbasanit.
Në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Burime zyrtare të Policisë thanë se aksidenti ndodhi pranë Pallatit të Brigadave në afërsi të një lokali.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.