Aktualitet

Lajm i fundit/ Sulm me thikë tek Xhamia në Tiranë, 5 të plagosur

Lajm i fundit/ Sulm me thikë tek Xhamia në Tiranë, 5 të

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur brenda një xhamie në rrugën e Kavajës në Tiranë. Një 34 vjeçar me emrin Rudolf Nikolli është futur në ambientet e xhamisë dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 persona, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Lajm i fundit/ Sulm me thikë tek Xhamia në Tiranë, 5 të
Autori

Ai është arrestuar nga Policia. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Lajm i fundit/ Sulm me thikë tek Xhamia në Tiranë, 5 të

Lajm i fundit/ Sulm me thikë tek Xhamia në Tiranë, 5 të

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.