Aktualitet

Laboratori i ADN-së në Tiranë që do të zbardhë edhe çështjet e vjetra kriminale

Laboratori i ADN-së në Tiranë që do të zbardhë

Laboratori i Referencës së ADN-së është inauguruar sot. Ky laborator i ndërtuar dhe në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar do të ndihmojë edhe në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra kriminale.

“Rritja e zbulueshmërisë së krimeve merr një mbështetje të fortë me ngritjen e Laboratorit të Referencës së ADN-së. Tashmë do të kemi mundësi t`u rikthehemi edhe dosjeve të vjetra kriminale duke përdorur referencat e ADN-së. Mirënjohje Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen”, shkruan ministri Balla në postimin e tij.

“Është kënaqësi të pres ministrin Jenrick, përpara takimit të parë historik të vendeve pjesë e Procesit të Berlinit që zhvillohet në rajon. Ky laborator biometrik është një hap tjetër në bashkëpunimin tonë të ngushtë për të rritur kapacitetet dhe aftësinë tonë në këtë fushë”, tha Balla. “Kjo strukturë e re e IPSH është një tjetër hap për objektivin e përbashkët të qeverive në luftën kundër krimit të organizuar, duke përmirësuar testimin dhe analizën e mostrave të ADN-së.