Aktualitet

Ky është personi që kërcënoi të hidhej nga skelat e Muzeut Kombëtar: Dua kontratë pune

Ky është personi që kërcënoi të hidhej nga skelat

Personi me inicialet A. J u ngjit në skelat e restaurimit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe kërcënoi se do të hidhej nga lartësia.

Sipas informacioneve paraprake, A.J i cili nga fotot e publikuara duket i ri në moshë, kërkoi një kontratë pune. Ai ka thënë se nëse nuk i lidhet një kontratë pune do të hidhet nga lartësia.

Ky është personi që kërcënoi të hidhej nga skelat

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht ka negociuar me të duke bërë që ai të tërhiqej e të zbresë nga zona e rrezikut, por nuk dihet se çfarë zgjidhje iu dha problemi të tij për punë.

'Shtetasi A. J., zbriti nga ndërtesa pa probleme', njofton policia.

Informacioni nga policia lidhur me ngjarjen:

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

*Tiranapost.al.