Aktualitet

Ky është 58 vjeçari që vrau gruan e tij dhe nënën e tre fëmijëve në Elbasan

Ky është 58 vjeçari që vrau gruan e tij dhe

Personi që shihni në foto është 58 vjeçari Koço Buzo. Mesditën e sotme ai qëlloi për vdekje me kallashnikov bashkëshorten e tij e cila kishte nisur procedurat e divorcit për shkak të dhunës që ushtronte.

Ky është 58 vjeçari që vrau gruan e tij dhe

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan. Liljana Buzo 54 vjeçe u qëllua në dalje të Gjykatës ku kishte shkuar për seancën e radhës të divorcit. 58 vjeçari ka qëlluar me disa plumba duke plagosur dhe dy persona të tjerë, një kalimtar të rastit dhe një person tjetër të cilët fatmirësisht po marrin trajtim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ky është 58 vjeçari që vrau gruan e tij dhe

Pak minuta pas krimit të rëndë pranë Gjykatës së Elbasanit, policia ka kapur autorin. Dyshohet se shkaku i vrarjes ishte divorci i kërkuar nga 54 vjeçarja. Çifti janë prindër të 3 fëmijëve, një vajze 26-vjeçe, dhe dy djemve, 20 dhe 18 vjeçar. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

*Tiranapost.al