Kush është Silvio Gonzato, ambasadori i ri i BE-së në Tiranë
Silvio Gonzato do të jetë ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell.
Gonzato ka shërbyer më parë si zëvendës ambasador i BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Gjithashtu ka shërbyer më parë si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS dhe si Kryetar i Sekretariatit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.AI e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij (trembëdhjetë vjet) duke punuar në Sekretariate të ndryshme të Komitetit, duke mbuluar politikat e brendshme dhe të jashtme. Përgjegjësitë e tij përfshinin këshillimin e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me organizimin e aktiviteteve të Komisionit, kontaktet me institucionet e tjera të BE-së, marrëdhëniet me Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm dhe kontaktet me misionet diplomatike në Bruksel.
Ai do të emërohet zyrtarisht më 1 dhjetor 2023.