Aktualitet

Kush është politikani biznesmen që do ndërtojë Aeroportin e Vlorës dhe përfitimet që do kenë qytetarët

Kush është politikani biznesmen që do ndërtojë

Kompania që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës është Mabetex Construction (Mabetex Group), është kompana e biznesmenit dhe politikanit në Kosovë, Behgjet Pacollli. Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama nga Vlora, i cili tha se Pacolli i kishte kërkuar prej kohësh që të investonte në Shqipëri, për të lënë gjurmët e tij.

Kush është politikani biznesmen që do ndërtojë

Ndëtimi i Aeroportit të Vlorës, siç deklaroi Rama, do të sjellë përfitime të mëdha, pasi një 1 euro që investohet aty do të përkthehet në fitim me 23 euro.

“Sot ne e kemi fituesin më në fund dhe jam shumë i lumtur që baza është një kompani e famshme, me vepra fantastike, që ka flamurin shqiptar, kompania e Behgjet Pacollit. Ky do ta ketë mundësinë të provojë investimin në Shqipëri, sepse sa herë takohemi më thotë ‘si nuk mu dha mundësia të bëjë diçka në Shqipëri, të lë gjurmë, të mbeten pjesë e veprës sime’.

Kush është politikani biznesmen që do ndërtojë

Të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja, ku këto të fundit mund të jenë po kaq të mira e të interesuara, por në momente të caktuara bëhen krejtësisht të ftohta, shurdhe, qorre, përballë kërkesave që ti mund të kesh në raport me cilësinë dhe shpejtësinë e punës. Tanimë jam i bindur që nuk ka pengesa, të paktën nga ato që duken. Sot asgjë nuk na pengon të firmosim përfundimisht kontratën“.

Rama foli për përfitimet nga ndërtimi i aeroportit:

“Një aeroport sjell me vete shumë shërbime të reja. Duke rritur fluksin e njerëzve që vijnë, nevojat që krijohen nga këto flukse, aeroportet sjellin hotele, shërbime bankare të reja, manifakturë, fabrika të reja, një zinxhir gjërash. Është shkencërisht e provuar që çfarë investon në një aeroport ka një shumëfishim eksponencial. 1 euro e investuar në aeroport është minimumi 23 euro mbrapsht në ekonomi. Një nga problemet që do të lindë do të jetë mungesa e krahut të punës, pasi kërkohen një numër zanatesh dhe një numër kategorish profesionale, që është marramendës. Katër aeroporte për Shqipërinë janë vendosja e Shqipërisë në një nivel tjetër ekonomik e social. Bëhet realizimi i vizionit për të rinjtë dhe ata që punojnë. Me këtë aeroport do të hapet një tjetër kanal zhvillimi shumë i rëndësishëm“.

Ndërkaq, muajin që vjen pritet të hapet aeroporti i Kukësit. Pak ditë më parë u bë provat e para me ulje-ngritjet e avionit.

*Tiranapost.al.